Vizioni, Misioni dhe Vlerat

Deklarata e vizionit, misionit dhe vlerave kryesore të kompanisë tregojnë qëllimin e saj të përgjithshëm si dhe mënyrat për të arrirë qëllimin.

Vizioni

Të jemi zgjedhja e parë në tregun e shpërndarjes, për partnerët tanë. Vizioni na udhëheq në cdo aspekt të biznesit duke na kujtuar se cfarë duhet të përmbushim për rritje të vazhdueshme e të qëndrueshme në cilësi:

  • Duke kryer investime në tregjet ekzistuese dhe të reja, per të forcuar sa më shumë pozitën si lider në treg.
  • Duke shpërndarë produkte të cilat rezultojnë në besimin dhe besnikërinë e partnerëve.
  • Duke i dhënë të gjithë punonjësve tanë mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre, për ti drejtuar vazhdimisht ata drejt përmirësimit të proceseve të biznesit.
  • Duke pozicionuar veten si model cilësie dhe profesionalizmi, si një partner i besueshëm, dhe forcë e madhe në tregun e shpërndarjes: zgjedhja e parë e blerjes për klientët; një punëdhënës i dëshirueshëm për të punësuarit; një aleat serioz për furnizuesit; një kompani me përgjegjësi sociale.

Misioni

“Të jemi një kompani cilësore e angazhuar drejt përsosmërisë në cdo fazë të punës sonë.”

Përmes një ekipi të gjallë e të ndershëm, inovativ, me integritet, të përkushtuar, energjik, dhe bashkëpunues, jemi të përkushtuar për të dhënë nivelin më të lartë të shërbimit ndaj partnerëve tanë.

Mënyra se si përmbushim misionin, është po aq i rëndësishëm sa vetë misioni:

  • Pasion për ekselencë, duke investuar në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të cilësisë.
  • Angazhim për të siguruar kënaqësi afatgjata të klientëve tanë: duke i dëgjuar ata, duke u kujdesur për marrëdhënien me ta, duke i ofruar shërbimin më të mirë në treg.
  • Arritje e nivelit maksimal të shitjeve, nëpërmjet përdorimit efikas të burimeve logjistike dhe politikave të marketingut, duke krijuar avantazhe konkurruese të cilat bëjne dallimin në treg për të mbrojtur besimin e furnizuesve tanë.
  • Investim në punonjesit tanë përmes trajnimeve të vazhdueshme, shpërblimi nëpërmjet bonuseve, dhe investimit në një mjedis të sigurt pune. Krijimi i një kulturë pune që inkurajon dhe shpërblen individualitetin, ide të reja, punën në grup.

Trajtimi i grupeve të interesit - klientët, punonjësit, furnizuesit, dhe komuniteti - si partnerë të përjetshëm.

Vlerat

Njerëzit

Një kompani, çdo kompani, nuk është asgjë më shumë ose më pak se njerëzit që e përbëjnë atë. Ne besojmë se njerëzit janë pasuria e vërtetë, në këtë mënyrë fuqizohemi dhe krijojmë një mjedis sfidues për të gjithë, për të shfaqur aftësitë më të mira të gjithësecilit.

Ne inkurajojmë idetë dhe mendimet e reja, përshtatjen ndaj ndryshimeve dhe inovacioneve, të cilat krijojnë diferencën për t’iu shërbyer partnerëve tanë dhe na ndihmojnë ne, për të mbajtur përcaktimin e qëllimeve tona ne ndërtimin e një markë të fortë.

Një skuadër

Në inkurajojmë dhe mbrojmë trajtimin si një skuadër, benefiti i së cilës përfshin rritjen e eficencës, aftesinë për të fokusuar disa mëndje në të njëjtin problem dhe një suport të përbashkët.

Cilësia

Shërbejmë partnerët tanë me korrektësi dhe cilësi maksimale.

Integriteti dhe ndershmëria

Janë element të rëndësishëm për të cilat nuk biem asnjëherë në kompromis gjatë rrugëtimit tonë.

Profesionalizmi

Vleresojmë partnerët tanë për cfarë ata dinë, respektojmë këndvështrimet e ndryshme, pranojmë përgjegjësitë për punën dhe veprimet tona.