Rekrutimet

Për të gjithë të interesuarit për mundësi punësimi pranë M&D, kompania ka vënë në dispozicion një adresë elektronike, rekrutime@markdist.com, në të cilën mund të dërgohen CV-të.

Burimet Njerëzore njihen me të gjitha aplikimet e ardhura me e-mail pranë adresës së dedikuar për rekrutimet, sipas njoftimeve për vende të lira pune ose në vazhdimësi.

Pas shqyrtimit të CV-ve, kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara për pozicionin e lirë, kontaktohen nga Burimet Njerëzore dhe kalojnë në procesin e intervistimit.  

Intervistat zhvillohen nga departamenti i Burimeve Njerëzore dhe përfaqësues të departamentit ku është shpallur vendi vakant.

Pasi bëhet përzgjedhja nga procesi i intervistimit, kandidatit fitues i bëhet oferta e pozicionit duke dhënë informacion më specifik për kushtet e punës.