RRETH NESH
Menaxhimi i Cilësisë
Përmes certifikimit të sistemeve të menaxhimit të cilësisë sipas ISO, nga organi certifikues i njohur ndërkombëtarisht, ne kemi konfirmuar angazhimin e plotë për përmbushjen e kërkesave dhe rregulloreve të konsumatorëve dhe pozitën udhëheqëse në treg.
Një kompani e certifikuar u jep klientëve besimin për të punuar me standardet dhe procedurat që do t'u ofrojë atyre një standard të lartë shërbimi dhe ofron shumë përparësi, si:
- Cilësi dhe besueshmëri
- Mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit
- Përputhshmëri midis produkteve
- Përputhje në ofrimin e shërbimit
- Transparencë për informacionin e produktit
- Konkurrencë të drejtë, pra çmime të ulëta për konsumatorët
- Mbrojtje e mjedisit
- Mbrojtje nga pretendimet e rreme ose mashtruese
- Përshtatje për qëllimin (performancën)
Nga brenda, ju ndihmon të përcaktoni objektiva të qarta dhe ju detyron ti rishikoni ato. Gjithashtu, përmirëson komunikimin duke përcaktuar proceset tuaja dhe ndihmon në reduktimin e produkteve jashtë specifikimit. Në përgjithësi, ISO përmirëson përcaktimin e detyrës (kush bën çfarë), i motivon punonjësit për të përmirësuar sistemin dhe i mobilizon ato rreth objektivave. Ato përfshijnë:
- Zbulimin dhe identifikimin e problemeve në kohën e duhur dhe zgjidhje të përmirësuara
- Të gjitha proceset tuaja janë vlerësuar, standardizuar dhe shpjeguar tek personeli
- Rritjen e kënaqësisë së klientit
- Furnizuesit bëhen më shumë si partnerë
- Përmirësimin e komunikimit të përgjithshëm
- Rritjen e tregtueshmërisë dhe imazhit pozitiv të kompanisë
- Rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit të stafit
- Efikasitet më të lartë operativ dhe kontroll më të mirë të menaxhimit
M&D disponon certifiktat e mëposhtme:
- Sistemi i manaxhimit mjedisor - ISO 14001:2015
- Sistemi i manaxhimit të cilësisë - ISO 9001:2015
- Sistemi i manaxhimit të sigurisë dhe shëndetit të punonjësve - ISO 45001:2018
- Sistemi i integruar i manaxhimit të kompanisë – BS PAS 99:2012
- Sistemi i manaxhimit të vazhdimësisë së kompanisë – ISO 22301:2019